Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, në një konferencë për media ka njoftuar për ndalimin e 15 komisionerëve në Malishevë, si të dyshuar për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Ndaj tyre, Gashi bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të vendoset për masën që do të kërkojnë, ndërsa u pyet edhe për personat e intervistuar.
Kryeprokurori u pyet se a ka persona të cilët janë marrë në pyetje që janë të afërt me zyrtarët në KQZ, KKZ, apo organe tjera.
Gashi nuk dha asnjë detaj, duke u deklaruar se tani për tani s’mund të deklarohen.



Të tjera
Baraliu: Kushtetuesja s’e respektoi një dispozitë me vendimin për Rashiqin
Arbërie Nagavci dërgon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik
Caktohet masa e paraburgimit për 15 kryesues të votave që u arrestuan në Malishevë