Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për ta përkrahur kandidatin e kësaj të fundit në balotazhin për kryetar të Komunës së Junikut.Në garë për të parin e Junikut janë kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu dhe i AAK-së, Agron Kuçi, përcjell KosovaPost.
Arritjen e marrëveshjes së koalicionit e bëri të ditur Jetmir Tofaj, kandidati i LVV për kryetar të Junikut.Tofaj thekson se është marrë vendim që në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale LVV ta mbështesë Agron Kuçin e AAK-së.
“Ky vendim është rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm politik dhe institucional, me qëllim që të sigurojmë një qeverisje stabile, të përgjegjshme dhe në interes të qytetarëve të Junikut”- shkroi Tofaj në Facebook.
Sipas tij, dy partitë që bënë koalicion së bashku do të kenë shumicën në Kuvendin Komunal të Junikut, duke siguruar kështu stabilitet politik dhe mundësi reale për të ecur përpara me nisma zhvillimore, projekte konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.“Ky koalicion bazohet në mirëkuptim të ndërsjellë dhe në vizionin e përbashkët për zhvillimin e Junikut.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar”- theksoi ai.Në votimet e mbajtura më 12.10.2025, kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka dalë i pari me 47.91% të votave. I dyti ka dalë kandidati i AAK-së, Agron Kuçi, me 40.68% të votave dhe i treti Jetmir Tofaj i LVV-së me 11.29% për qind të votave.Në rrethin e dytë, më 09.11.2025, do të përballen kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së.



Të tjera
Ushqimet që nuk lejohen para gjumit dhe ato që preferohen
Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelësi i sigurisë në Evropë
VV-ja dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren