Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur `mjerim` situatën e krijuar në kontekstin e moskonstituimit të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas 21 tentativave.
“Po shohim se ka angazhim jo direkt të Kurtit dhe deputetëve të tij, për angazhim nga deputetët e Maqedonisë së Veriut dhe VLEN-it, që ta votojnë këtë koalicion”, ka thënë ajo në prag të nisjes së përpjekjes së 22-të pë konstituim.
Ajo i ka quajtur qesharake deklaratat se VV-së se nuk i ka votat për Kuvendin e Kosovës, por i ka për formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ne kemi qenë të qartë si AAK që kemi dhënë alternativa, emra të tjerë që nëse propozohen ata do t’i votojmë pa asnjë hezitim, por nuk ka reflektim”, ka thënë ajo.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të