Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar të hënën se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar është, 26 tetori.
Ai në një konferencë për media ka folur mbi krijimin e qeverisë së re, derisa ka theksuar se nëse nuk ka qeveri të re, janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja”, u shpreh Kurti.
Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka shprehur bindjen se Albin Kurti do të dështojë në përpjekjen për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve.
Sipas Abazit, një situatë e tillë do të duhej të shfrytëzohej për krijimin e një qeverie tranzicionale përmes një bashkëpunimi më të gjerë ndërpartiak, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje të reja.
“Do ketë reflektim të interesin nacional se sipas Kushtetutës me dështimin e mandatarit të parë, i kalon mandatarit të dytë dhe çështje e negociatës për formimin e qeverisë dhe në atë moment do duhej të krijohen mundësitë për një qeveri e cila do e sjell vendin në zgjedhje momentin kur vjen edhe zgjedhja e presidentit”, deklaroi Abazi për “Front Online”.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026