Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur sot në selinë qendrore, të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, me theks të veçantë mbi krizën institucionale që po e pengon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.
Kështu ka njoftuar vetë kreu i LDK-së përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se ka nënvizuar domosdoshmërinë urgjente për krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale, duke theksuar se zvarritja e këtij procesi po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.
“Gjithashtu, fola edhe për nevojën e rrugëtimit të shpejtë të Kosovës në familjen euroatlantike. Duke parë mundësinë e mirë gjeopolitike, duke parë hapat dhe interesin evropian ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të vendosë veten në rresht të tyre; jo në ngecje me Serbinë. Për këtë na duhet një qeveri e përgjegjshme, që shfrytëzon mundësitë historike”, ka shkruar Abdixhiku, njofton KosovaPost.



Të tjera
Shteti po investon në ju dhe ju duhet me ia kthy me medalje
Shurupi natyral kundër kollës
Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport