Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një videoje të Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, i cili u kërkonte minatorëve llogari.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin.
Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, u kërkojnë llogari minatorëve.
“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht! E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Gjetën çantën me ar, dy fëmijë në Turqi ia kthejnë pronarit – ai i shpërblen për sjelljen shembullore
Nëna, intuita dhe vazhdimësia e idealit
Ferizaji nuk lëshon pe, investime të reja dhe projekte madhore në mandatin e ardhshëm