Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur shqetësime për pjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe ministrave të tij në seancën konstituive të Kuvendit që mbahet nesër, më 15 prill.
Abdixhiku theksoi se njëkohësia e funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën.
Një kryeministër dhe një ministër nuk mund të ulet në ulësen e deputetit pa dhënë paraprakisht dorëheqje. S’mund të jesh edhe deputet edhe anëtar i qeverisë. Kurti mund të japë dorëheqje aty për aty dhe gjithçka është në rregull.”, tha Abdixhiku.
Ai e cilësoi këtë situatë si manovër politike për të zvarritur konstituimin e institucioneve dhe komentoi edhe për emërimin e kryetarit të Kuvendit.
“Ka një shije demokratike që thotë se ai që do të jetë kryetar i shumicës së deputetëve duhet që së paku ta ketë atë shumicë – 61. Kjo është një lojë shahu kushtetuese – i bardhi duhet të nisë lojën.”, tha ai.



Të tjera
Manchester City nuk dorëzohet, do të luftojmë për titull deri në fund
Hani fara kungulli rregullisht
Ka imunoterapi të re që tkurrë tumoret