- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, e ka bërë të qartë se nuk ka bisedime për koalicion me këtë parti.
Sipas tij, zhurmat e krijuara janë e politikës të së kaluarës kur marrëveshjet janë bërë nën tavolina.
“Kjo zhurmë vjen për një arsye shumë të thjesht. Duket se ka pasur një politikë për qytetarin e dhënë dhe një politikë nën tavolinë, por kjo gjendje nuk ka kaluar. Ka vdekur kjo politikë. Tash është gjeneratë e re e politikës”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët dhe partitë politike duhet të mësohen me politikanë që mbajnë fjalën.
“Duhet të mësohemi që fjala e dhënë ka peshë. Kur një politikan thotë se i ka 61 vota, duhet të testohet. Kur një politikan si unë që thotë se nuk bëjmë koalicion, duhet t’i besoni. Nuk jemi në politikë për politikë nën tavolinë”, ka thënë Abdixhiku.



Të tjera
Bacili i tuberkulozit vepron si “Kali i Trojës”
Alergjitë në pranverë, cilat janë dhe kush rrezikohet më shumë nga to?
Kuptojeni a ju pëlqen, dhe disa “truqe” të tjera psikologjike