Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës së 22-të konstituive, deklaroi se partia të cilën ai e drejton ka ofruar zgjidhje, por sipas tij, VV-ja nuk do.
Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka çantë magjike për krizën politike, por siç u shpreh ai, duhet marrëveshje politike.
“Qëndrimet e LDK-së dihen. I takon VV-së që të bëjë zgjidhje, partitë tjera nuk kanë numra, si duket as partia e parë nuk i ka. Turp, marre çka po ndodh këtu, më shumë se kaq nuk mund të bëjë LDK-ja, nuk ka çantë magjike, duhet të bisedojmë, të flasim për zgjidhjen eventuale. Duhet marrëveshje politike, e vërteta është e thjesht, i ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të ulesh me dike për zgjidhje dhe thua që nuk është urgjencë, LDK nuk mund të bëjë magji”, tha tutje kreu i kësaj partie.
Më tej, Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn shihet shpesh, por në takimet, ka muhabete miqësore, jo për parlament.



Të tjera
Pesë ushtrime për vithe perfekte
1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra