Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook, pasi janë shpallur zgjedhjet e ardhshme më 28 dhjetor.
Abdixhku iu ka drejtuar të gjithë qytetarëve, si dhe mërgatës, duke thnëë se ka nisur një faqe e re për Kosovën.
Ai ka thënë se vitet e humbura, lodhjet, zhgënjimet, sot janë thirrje drejt një zgjimi të madh qytetar.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës, në Kosovë e në Mërgatë pa dallim, sot, me shpalljen e datës së zgjedhjeve, nisi një faqe e re për vendin tonë. Një faqe që nuk shkruhet me mllef, as me frikë, por me një besim të thellë se Kosova mund të jetë më shumë sesa ajo që ka qenë këto vite; sidomos këtë vit.
Sot, për herë të parë pas një kohe të gjatë, pritja ka një fund. Shpresa ka një adresë. Ndryshimi ka një mundësi të vërtetë. Ky ndryshim ështě në dorën tuaj në këtë fundvit të një viti shumë të rëndë; për një fillim të ri.
Kosova që duam nuk është një ëndërr e largët. Ajo është përpara nesh. Po na pret.
Vitet e humbura, ngecjet, lodhjet, zhgënjimet, sot janë veçse një thirrje drejt një zgjimi të madh qytetar. Një rikujtim se ky vend është i aftë të çojë përpara më shumë sesa krizë e kaos; është i aftë të ndërtojë shtet, të hapë horizonte, të rikthejë dinjitetin që i takon.
A jemi të gatshëm të dorëzohemi para lodhjes e vet lojës; apo të ngrihemi, edhe një herë, për ta shkruar vetë të ardhmen tonë.
Prandaj ky rrugëtim nuk është vetëm i yni. Nuk është as i një partie. Ky rrugëtim është i gjithë Kosovës; qytetarëve të saj brenda e në mërgatë.
Të gjithë ata që besojnë se vendi mund të ecë përpara; të gjithë ata që besojnë se qeverisja duhet të ndërtojë e jo të ndajë; të gjithë ata që besojnë se rruga euroatlantike nuk është slogan, por drejtim i jetës sonë politike e kombëtare; të gjithë ata që duan një Kosovë më normale, më dinjitoze, më të hapur ndaj botës – ky është momenti ynë!
Një moment kur e vërteta më e madhe e këtij vendi na bashkon: se Kosova është përgjegjësi, dashuri e amanet.
Dhe kjo është ftesa ime sot. Le të ecim bashkë. Le të ringrejmë besimin e këtij vendi. Le ta hapim kapitullin e ri të Republikës – me votë, me demokraci. me kurajo, me besim të palëkundur në njëri-tjetrin.
Prandaj, le ta bëjmë!
Le t’i sjellim dritë Republikës.
Bashkë.
Ju ftoj të më bashkoheni në këtë mision fisnik!



Të tjera
Ekspertët komentojnë: Çfarë fshihet pas zgjedhjes së Hamzës dhe roli i Lushtakut në PDK
Zyrtare: Osmani shpërndan Kuvendin dhe vendos datën për zgjedhjet e jashtëzakonshme – Çfarë pritet më tej?
“Pse me e votu?” – Gashi ironizon me LDK-në dhe koalicionet e saj të pamundura