Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur sot nisjen zyrtare të fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, duke e cilësuar partinë që ai udhëheq si “shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë thirrje për mbështetje të kandidatëve të LDK-së në komunat ku do të zhvillohen balotazhet:
Në Prishtinë me Përparimin
Në Pejë me Gazin
Në Viti me Sokolin
Në Junik me Ruzhdën
Në Dragash me Bexhetin
Në Suharekë me Ardianin
Në Fushë Kosovë me Besnikun
“Le të fitojmë… Në Kosovë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës,” ka shkruar Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e këtij balotazhi për qytetarët dhe për të ardhmen e komunave.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur sot nisjen zyrtare të fushatës për balotazhin e 9 nëntorit, duke e cilësuar partinë që ai udhëheq si “shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
Gjërat që një mashkull sheh tek një femër, në takimin e parë
Mungesa e ujit nxit shtimin në peshë
Me Halil Thaçin kryetar, në Obiliq do të ketë punësim të rinisë