Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar si “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë”, shkroi ai në Facebook.
Abdixhiku tha se Basha “përfaqëson nivelin e tyre”.
“Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, shtoi ai.
LDK-ja e Abdixhikut votoi kundër Bashës.
“Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundoi ai.



Të tjera
Tensioni i lartë i gjakut në moshë “kritike” mund të përshpejtojë dëmtimin e trurit
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Berisha ndihet keq nga gazi lotësjellës, truprojat e rrethojnë dhe e largojnë menjëherë drejt shtëpisë