Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zyrtarizoj sot rikandidimin e Përparim Ramës për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet në një ceremoni festive që do të mbahet sonte nga ora 20:00, në “Amfiteatrin” te Pishina e Gërmisë.
Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me përfaqësues të tjerë të lartë të partisë.
LDK ka ftuar të gjitha mediat që të jenë të pranishme dhe ta përcjellin këtë ngjarje, e cila konsiderohet si një hap i rëndësishëm në fushatën për zgjedhjet komunale në kryeqytet.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit