Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK nuk ka votë për VV’në.
“PDK e ka bërë të qartë që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me VV dhe as nuk do të ketë votë për VV”, tha Tahiri.
Ai u pyet nëse PDK do të marrë mandatin për të formuar qeverinë në rast se dështon Kurti.
“Ajo është çështje tjetër. Tashmë kjo seancë e jashtëzakonshme është ftuar për ta parë a ka shumicë parlamentare nga Kurti apo jo. Nëse Kurti dështon atëherë që normalisht janë hapat sipas Kushtetutës që duhet ndjekë edhe presidentja dhe partitë politike.”
“Ajo do të jetë një qëndrim i PDK’së që do ta marrim menjëherë pas kësaj seance, që jam i bindur se kryeministri Kurti do të dështojë”, tha ai.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova