Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përjashtuar deputetin Adem Hoxha nga grupi i tyre parlamentar.
Deputetja Time Kadriaj i tha RTK-së, se arsye e përjashtimit është votimi në kundërshtim me grupin parlamentar të partisë së saj.
Bëhet fjalë për votimin e Hoxhës dy ditë më parë, për kandidatin e Listës Serbe, Slavko Simiq për nënkryetar parlamenti.
Sot i njëjti nuk është parë në sallën e seancave plenare.



Të tjera
Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ditëve me ngrica
Presidentja Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës
3 veprime të thjeshta për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme gjatë dimrit