Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.
Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.
“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.
Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre.



Të tjera
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së
Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit