Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.
Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.
Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.
Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional dhe



Të tjera
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë një korporatë nga një shtet aleat
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
Pse deti na bën të lumtur?