Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka urdhëruar ambasadat që të ndalojnë caktimin e takimeve për viza studentore, në përgatitje për kontrolle më të rrepta në rrjetet sociale të aplikuesve.
Sipas një memoje të siguruar nga CBS News, Sekretari i Shtetit Marco Rubio thotë se ndalesa do të zgjasë “derisa të jepen udhëzime të reja”. Ajo prek vizat studentore dhe ato për shkëmbime kulturore, ndërsa përfshin zgjerimin e kontrollit të profileve në rrjetet sociale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi vjen mes përplasjes së Trump me kolegjet elitare, të cilat ai i akuzon për prirje të majta, antisemitizëm dhe diskriminim në pranime.
Administrata ka bllokuar fonde për universitetet dhe ka ndërmarrë hapa për të dëbuar studentë të huaj.
Harvard ka qenë në qendër të kritikave, ndërsa një gjykatës ka ndalur përkohësisht një vendim që i ndalonte asaj të pranonte studentë ndërkombëtarë.



Të tjera
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës