Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë, transmeton KosovaPost.
Për këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Kurtit vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.
“Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë”, shkroii Kurti.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjen në fuqi të Programit Kompakt, e cila u mbajt më 30 prill 2024.



Të tjera
Këto zakone ua shkurtojnë jetën
Meda merr urim të veçantë për ditëlindje nga bashkëshortja
Daku mungon ndaj Polonisë, goditje për Shqipërinë në prag të play-offit