Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegsett, ka lëshuar urdhra që u kërkojnë gazetarëve të kenë një eskortë zyrtare në pjesën më të madhe të ndërtesës së Pentagonit, i fundit në një seri kufizimesh të vendosura ndaj medias nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, raportoi Reuters.
Masat u ndalojnë gazetarëve të akredituar të hyjnë në pjesën më të madhe të selisë së Departamentit të Mbrojtjes në Arlington të Virxhinias, përveç nëse kanë leje zyrtare dhe një eskortë.
“Ndërsa Departamenti i Mbrojtjes mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, ai është po aq i detyruar të mbrojë CSNI-në (inteligjencën e klasifikuar) dhe informacionin e ndjeshëm – publikimi i paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë jetën e personelit ushtarak amerikan”, tha Hegsett.
Ai e quajti mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të inteligjencës kombëtare dhe sigurinë operacionale “një imperativ të palëkundur për atë departament”.
Shoqata e Shtypit e Pentagonit, një organizatë anëtarësie që përfaqëson interesat e gazetarëve që mbulojnë ushtrinë amerikane, tha se rregullat e reja dukeshin si “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit”, shkruan euronews.al.Vendimi thuhet se u bazua në shqetësime për sigurinë operative.
Të tjera
Çfarë është një atak paniku dhe si ta kapërcejmë atë?
A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?
Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit