Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Me një qasje ironike, ai ka përmendur disa “kushte” që sipas tij do t’i kënaqnin ata që gëzohen për tensionet me SHBA dhe BE.
Në një postim në Facebook, Rrustemi ka shkruar se “përmirësimi dhe rikuperimi i plotë” i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë do të ishte i lehtë nëse:
Qeveria do të tërhiqej nga luftimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë;
▶︎ Do të largoheshin njësitë e Policisë së Kosovës nga komunat veriore;
▶︎ Do të themelohej Asociacioni i Komunave Serbe.
▶︎ Në fund të reagimit të tij, Rrustemi ka pyetur: “A ka ndonjë vullnetar?”



Të tjera
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë
Pas Coronavirusit do të përballemi me “epideminë” e vetmisë, paralajmërojnë psikologët
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’