Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton koordinatorët e shkollave se platforma për verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në e-Kosova do të jetë e hapur deri të premten, më 10 tetor 2025.
Koordinatorët që nuk e kanë përfunduar ende procesin e verifikimit, ftohen ta bëjnë këtë sa më parë, për të mundësuar përmbylljen me sukses të procesit.
Aktualisht, janë edhe 2,789 aplikime në pritje të shqyrtimit, prandaj MAShT-i ka apeluar për veprim të menjëhershëm nga të gjitha shkollat



Të tjera
Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë
Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë
500 mijë euro, Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve