“Ata nuk besojnë që unë i kam 61 për kryeministër, unë ju them atyre më testoni’’. Kështu deklaronte muaj më parë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëherësh i mandatuari i kësaj partie, për t’u bërë kryeministër, Albin Kurti, rreth çështjes së krijimit të qeverisë së re
Këtë koment, Kurti e jepte drejtuar partive të tjera gjatë periudhës së bllokadës në kuvend. Përmes deklarimit të tij, Kurti linte të nënkuptohej se LVV-ja i kishte 61 votat e domosdoshme për të votuar formimin e qeverisë.
Megjithatë, të tjerët, njohës të politikës por edhe vetë partitë politike, e hidhnin poshtë një gjë të tillë, duke argumentuar se Kurti s’i ka votat për t’u bërë kryeministër edhe për një mandat tjetër.
Derisa sot jemi një ditë nga përmbyllja e afatit kohor se deri kur e ka mundësinë VV-ja të krijojë qeverinë, duket se qëndrimi i partive të tjera është më real.
Kurse për këtë, tashmë atij i është ‘mbyllur dera’ nga pothuajse të gjitha partitë. PDK, LDK e AAK janë shprehur kundër një bashkëpunimi me VV-në. E vetmja parti që ka lënë mundësi koalicioni me partinë e Kurtit, është ajo e NISMA-s, porse edhe kjo ka vënë kushte. Kushte të cilat lidhjen me pozitën e kryetarit të parlamentit.



Të tjera
Armend Zemaj: Kurti duhet t’u përgjigjet qytetarëve pse i ka mashtruar për numrat – LDK nuk do të kërkojë mandatarin
KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Këto janë komunat fituese dhe ato që shkuan në balotazh
Granit Xhaka ia dhuroi sot fanellën Ramiz Lladrovcit, dyshja u përqafua