“Afër dhe larg” / Koalicioni LVV–NISMA në pikëpyetje – këto janë pengesat që po e mbajnë pezull marrëveshjen!

Më 15 prill 2025, Kuvendi i Kosovës zhvilloi seancën e tij të parë konstituive pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por ajo dështoi të konstituohej për shkak të mospasjes së kuorumit të nevojshëm dhe mosmiratimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

Ky dështim shënoi herën e 25-të që Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, duke e thelluar krizën politike dhe institucionale në vend.

Kjo ka çuar në një bllokadë politike dhe institucionale, duke e bërë të pamundur formimin e një qeverie të re dhe duke e rrezikuar stabilitetin e vendit.

Nëse bllokada vazhdon, mund të çojë në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e thelluar krizën politike.

“Takime ka pasë para diku 2-3 ditësh, nuk e di në çfarë niveli është realizuar, por ka pasë vet akterë të VV-së që e kanë konfirmu një gjë të tillë, por deri në këtë fazë nuk kam dijeni që ka lëvizë diçka”, tha ai.

Ai tha se e shohin Nismës si “partner eventual” për qeverinë.

Mirëpo të gjendur në këtë situatë çka po e “pengon” një marrëveshje eventuale LVV-NISMA fillimisht për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj formimin e Qeverisë?

Haziri: Në këto rrethana, mundësia për zhbllokim institucional është shumë e vogël

Në lidhje me këtë temë në një prononcim  ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image

Nexhat Haziri

Ai thotë se dallimet e thella të LVV dhe Nisma-së e bëjnë sa të afërt këtë mundësi aq të largët.

Sipas tij, ka disa pika kyçe më të cilat mund të kenë mospajtime, LVV dhe Nisma.

Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përfshirë edhe atë të z. Peci, për një afrim të mundshëm me Nismën Socialdemokrate, ky afrim është po aq i largët sa është i afërt – ndoshta më shumë i largët, për shkak të dallimeve të thella në pozicionet e tyre politike.

LVV-ja insiston që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë asaj, ndërkohë që Nisma kërkon me ngulm që kjo pozitë t’i takojë asaj dhe që Fatmir Limaj të jetë kryetar i Kuvendit. Një tjetër pikë kyçe është se Nisma ka bërë të qartë se nuk është e interesuar të bëhet pjesë e një qeverie eventuale të drejtuar nga z. Kurti, por të ketë vetëm një rol të partnerit parlamentar”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që edhe nëse një marrëveshje mund të arrihet mes dy partive numrat mbetën të pamjaftueshëm për formimin e qeverisë së re andaj sipas tij LVV duhet të ketë mundësi edhe koalicion me partitë e tjera.

“Në fund, edhe nëse arrihet një marrëveshje politike ndërmjet LVV-së dhe Nismës, numrat mbeten të pamjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Prandaj, për aq kohë sa nuk ka vullnet nga ana e LVV-së për të lexuar drejt situatën pas-zgjedhore dhe për të reflektuar mbi të – që nënkupton edhe shtrirjen e dialogut me parti të tjera, përfshirë PDK-në – kjo situatë do të mbetet e pandryshuar. Në këto rrethana, mundësia për zhbllokim institucional është shumë e vogël”, foli analisti Haziri.

Mehazi: Do të ishte më i qartë takimi i LVV-së me NISMAN sikur të dilte nga goja e Fatmir Limajt

Image

Sulejman Mehazi

Ndërsa, profesori, Sulejman Mehazi thotë që deklarata e ministrit në detyrë Faton Peci për një takim me NISMËN duket më shumë e pabesueshme sesa reale, pasi nuk ka lëvizje konkrete në drejtim të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

Profesori thekson që kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj, nuk e ka pohuar dhe as mohuar këtë takim, duke ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje, ose për presion nga opozita që ai të mos bashkëpunojë me LVV-në.

Deklarata e Ministrit  në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, për një takim me NISMËN para disa ditëve më shumë është e pabesueshme sesa e besueshme, pasi faktet tregojnë se nuk “lëvizur” asgjë në zgjedhjen e Albulena Haxhiut në detyrën e Kryetares së Kuvendit. Se pse nuk zbulohet e nuk realizohet kjo marrëveshje në mes LVV-së dhe NISMËS më së miri e di  kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili këtë takim me LVV-në as nuk e pohon, as nuk e mohon, mos ndoshta kjo marrëveshje nuk është për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye te Kuvendit,  por mund të jetë një marrëveshje e taktizuar për qeverisjen e re të Kosovës, apo mos Limajn e kanë kushtëzuar partitë opozitare në krye me Haradinajn që mos të pajtohet me LVV-në”, shpjegon ai.

Tutje, profesori thotë që takimi i mundshëm ndërmjet LVV-së dhe NISMËS do të ishte më i besueshëm nëse do të konfirmohej nga vetë Fatmir Limaj, pasi deklarata e ministrit Peci mbetet.

Në fund ai thotë që në këtë situatë të bllokuar, NISMA dhe Fatmir Limaj shihen si një mundësi reale për të zhbllokuar institucionet, çka do të ishte në të mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Limajn dhe partinë e tij.

Do të ishte më i qartë takimi i LVV-së me NISMAN sikur të dilte nga goja e Fatmir Limajt, për ndryshe deklarata e Ministrit Peci është e njëanëshme, është deklaratë mediatike sesa politike.

Si vërehet pengesa kryesore e zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit nuk është partia fituese LVV-ja, siç thonë partitë opozitare, fajtorë për këtë shtangie institucionale janë partitë humbëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, për shkak se nuk duan të bashkëpunojnë me Albin Kurtin, i cili ju bërë ftesë, por Krasniqi e Abdixhiku kategorisht mohuan këtë koalicion qeverisës me LVV-në e Albin Kurtit. Kështu që mundësia më reale është që NISMA e Fatmir Limajt të jetë shpëtimtare për funksionimin e institucioneve të Kosovës,

Hyrja e Fatmir Limajt në qeveri do jetë e frytshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për vet Limajn dhe partinë e tij”, përfundoi profesori Mehazi