Afërdita Maliqi: Protesta e 17 shkurtit ishte një nga më madhështoret – Vjosa Osmani po e përdor pjesëmarrjen për poena politike

Afërdita Maliqi: Protesta e 17 shkurtit ishte një nga më madhështoret – Vjosa Osmani po e përdor pjesëmarrjen për poena politike

Njohësja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi, vlerëson se protesta e 17 shkurtit ishte një nga më madhështoret që ajo ka parë, raporton GazetaBlic.

Maliqi në një intervistë për GazetaBlic, thekson se kur është në pyetje UÇK-ja, të gjithë bëhemi bashkë.

“Protesta e 17 shkurtit ishte një nga më madhështoret që unë e kam pa prej që nga paslufta, dhe tregoi edhe njëherë që kur është në pyetje UÇK-ja, ne të gjithë bëhemi bashkë”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo thekson se kishte parë një mbështetje edhe nga qeveria, institucionet e sapozgjedhura dhe nga presidentja, duke e konsideruar si pozitive faktin që, siç tha ajo, më në fund po mbështetet kauza e ish-krerëve që po përballen me proces në Hagë.

Maliqi shton se pjesëmarrja e presidentës Osmani në protestë ishte më shumë për poenat e saj politik, pasi që tani është në fund të mandatit dhe po lobon edhe për një madnat të dytë.

“Unë pash një mbështetje edhe nga qeveria edhe nga instucionet e sapo zgjedhura por edhe nga presidentja. Si pasqyrë është mirë që më në fund të mbështetet kauza dhe të mbështesim ata që po përballen me këtë gjygj të padrejtë. Kur e analizojmë se cfarë është bërë në mbështetje të tyre, është jashtëzakonisht vonë, presidentja kurr për asnjë moment nuk e ka thënë asnjë fjalë për Hashim Thacin që ka qenë parardhësi i saj, bile sikur kur i ka ardh marre me ia përmend emrin se është në një gjykatë dhe po përballohet me një procec dhe tash del e mbështet protestën.

Figurativisht është e mirë që shteti të jetë prezent edhe në protestë, por politikisht mendoj që e ka bë më shumë për poenat e vet politik për shkak se është në fund të mandatit dhe po lobon edhe për një mandat të dytë me pasë dhe tash don me marrë poena nga të gjitha shtresat por edhe nga të gjithë deputetët që kanë mundësi me votu atë edhe për një mandat të ardhshëm.Sikur shteti jonë të ishte më vigjilent, ti linte anash ndasitë politike, unë mendoj që më herët ish dashtë me reagu”, përfundoi ajo për GazetaBlic.