Më 5, 6 dhe 7 mars shënohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes, në prag të shënimit të këtij përvjetori, ka zbuluar agjendën e Qeverisë, transmeton KosovaPost.
Më 5 mars, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.
Ndërsa me fillim nga ora 09:00, Qeveria do të mbajë mbledhjen solemne, në ora 10:00 do ketë seancë solemne në Kuvend, si dhe në kuvendet komunale të vendit. Në ora 12:00 do bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa me fillim nga ora 14:30, do mbahen garat mbarëkombëtare të volejbollit për femrat “Adem Jashari” në Skenderaj.
Të premten e 6 marsit nga ora 10:00 krerët e shtetit do kryejnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do zhvillohen homazhe nga përfaqësuesit komunalë në Komplekset Memoriale të Dëshmorëve, nga ora 13:00 do hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë” e organizuar nga Kuvendi i Kosovës. Me fillim nga ora 19:00 do mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së ndërsa në ora 21:00 përmbyllet ceremonia.
Ditën e fundit, më 7 mars, zhvillohet Nata e Zjarreve në Prekaz me fillim nga ora 18:00.
Në ora 18:15 do ndizen flakadanët në shtatë rajonet e Kosovës ndërsa në ora 19:00 do të ketë program artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.




Të tjera
Pse burrat dobësohen më shpejt se gratë, tregon studimi
Diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes KFOR’it dhe Kosovës
FIFA ka një klauzolë në kontratë që ia lejon t’i zhvendosë ndeshjet nga Meksika