Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është drejtuar Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti me letër për të nxitur reagimin ndaj krizës humanitare në Gaza, transmeton KosovaPost.
Kriza humanitare në Gaza të Palestinës prej AGK-së konsiderohet si një prej krizave më të mëdha humanitare në histori.
“Ne shprehim solidaritet me të gjitha viktimat e luftës në Gaza, duke përfshirë kolegët tanë gazetarë që përkundër të gjitha vështirësive, vazhdojnë të bëjnë punën e tyre të raportimit” – thuhet mes tjerash në letrën publike të AGK-së.
AGK-ja i kërkon Presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth kësaj krize, dhe të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit:
Lexojeni letrën e plotë:




Të tjera
Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta – lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe
Inspektorati i Tregut në aksion, kontrolle të çmimeve dhe masa ndëshkuese
Kina nuk pritet të pushtojë Tajvanin në vitin 2027