Doktor Agron Leka, emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar ai për Telegrafin, duke theksuar se drejtori paraprak, Arsim Emini, me vullnet të plotë është tërhequr nga kjo pozitë dhe si rrjedhojë është përzgjedhur ai.
“Me vullnet të plotë për shkak të angazhimeve familjare është tërhequr nga kjo pozitë doktori paraprak, Arsim Emini.Unë e kam koleg shumë të mirë doktor Eminin, që kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë gjithmonë edhe në të ardhmen. Gjithcka ka shkuar bazë vullnetare dhe me procedurë të rregullt”, ka thënë Leka për Telegrafin.



Të tjera
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës
Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën
Do të vazhdojmë t’i shesim ar*më Izr@elit