Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar dëshminë e gjeneralit amerikan, Wesly Clark në Hagë.
Ai e ka falënderuar gjeneralin amerikan për argumentet që i ka sjell në favor të ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se çlirimtarët duhet të lirohen.
“Faleminderit Gjeneral, Ju jeni legjenda e vërtetë! Drejtësia është në fjalët e Gjeneralit Amerikan Wesli Klark, ish komandantit të NATO-së. Drejtësia është në çiltërsinë e luftës sonë çlirimtare dhe në kushtrimin e popullit e popullit shqiptar për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me 🇺🇸 dhe 🇪🇺 Lironi djemtë tanë! Këtë ua kërkon e vërteta dhe çdo dëshmi, çdo vuajtje e popullit tonë, çdo pikë gjaku e dëshmorëve dhe martirëve për liri, çdo gjymtyrë e invalidëve për pavarësi”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar për njohjen personale që ka pasur me gjeneralin amerikan.
“Gjeneralin Kllark e kam takuar disa herë dhe që në takimin e parë më tha që gjakpirësi Millosheviq i kishte thënë që me shqiptarët e kam lehtë, thjeshtë i vrasim që të gjithë. Këtë e konfirmoi edhe në Hagë në sytë e gjithë botës. Gjenerali i lirisë është dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë kombëtare dhe ne jemi mirënjohës për jetë të jetëve miqve tanë 🇺🇸 që u rreshtuan me të drejtën e kombit shqiptar dhe kundër gjenocidit serb. Koha për ti kthyer djemtë tanë në shtëpi!!!”, ka shkruar Ahmeti.





Të tjera
Smoothie nga boronicat dhe farat chia
Ju “kërcasin” zorrët? 12 veprime për të parandaluar ose zbutur problemin
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë