Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku foli për Ardon Jasharin i cili tashmë është pjesë e Milanit.
“Jashari është një mesfushor modern, me cilësi fizike dhe teknike mbi mesataren. Megjithatë, ajo që më pëlqen më shumë tek Ardoni është qëndrimi i tij: punon shumë, është ambicioz dhe ka karizmën e një lideri. A jam i shqetësuar se mund të ketë vështirësi si De Ketelare? Nuk jam aspak i shqetësuar. Vetëm 19 vjeç, Jashari ishte kapiten te Lucerna dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, i bëri përshtypje të gjithëve, madje edhe në Ligën e Kampioneve. Ai ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë në San Siro dhe për t’u bërë një lojtar i nivelit të lartë”, siguroi ai.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike