Ak*sident i rëndë në Gjermani, hu*mbin je*tën tre shqiptarë

Ak*sident i rëndë në Gjermani, hu*mbin je*tën tre shqiptarë

Tre persona, shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në një aksident sot në Koblenz të Gjermanisë, ndërsa katër të tjerë, shtetësia e të cilëve nuk është bërë e ditur, janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë është informuar nga autoritetet gjermane se tri viktimat janë shtetas shqiptarë.

Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar dhe po marrin trajtim në spitalet lokale, thuhet në njoftimin e ministrisë në Facebook.

Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Munih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të lënduarit.

 

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet në njoftim.

Një zëdhënës i policisë gjermane në Koblenz, tha se bëhej fjalë për një aksident të tmerrshëm, pa dhënë më shumë detaje.

Gjetjet fillestare treguan se minibusi kishte dalë nga autostrada A-Dyzetetetë dhe ishte përmbysur. Asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë. Mirëpo, një tjetër automjet ka kaluar mbi mbeturina pak pas aksidentit. Autostrada ishte e mbyllur, me trafik të devijuar, tha policia.