Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, pranë kthesës për në fshatin Salari, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Siç raporton TopChannel, drejtuesi i mjetit, Arjan Çela, rreth 50 vjeç, banues në Dhëmblan, ka humbur jetën në vendngjarje.
Lidhur me ngjarjen policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat të aksidentit.



Të tjera
Rasti Banjska, sot pritet që i akuzuari Dushan Maksimoviq të japë mbrojtjen e tij
Policia ‘zbarkon’ në ARBK
Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League