Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjorë.
The post Ak*sident me f@talitet në Gjakovë, hu*mb jetën shoferi appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Ndihu më mirë dhe bëj këto 11 gjëra para se viti të përfundojë
‘Plehra, lëri çunat’- Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës në Shqipëri
Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh