Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Wesley Clark”, në lagjen “Arbana” të qytetit.
Sipas informacioneve të para, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga goditja.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për se njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në zhvillim e sipër.


Të tjera
Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi
Nesër bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK me thirrje për evitim
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin