Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit.
Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar edhe se si pasojë e aksidentit një person është lënduar.
‘‘Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes’’, ka njoftuar Policia.



Të tjera
Njerëzit e kënaqur nuk prishin jetën e të tjerëve
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri vepra penale
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë