Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Qafën e Qarrit në rajonin e Korçës. Një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, raporton A2 CNN.
Kanë qenë këto të fundit ato që e kanë mbajtur mjetin pa përfunduar në humnerë.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti.



Të tjera
Kurti mori pjesë në një diskutim në Shtëpinë e SHBA-së në Davos
Ushqimi ndikon në kualitetin e gjumit tuaj
Mungesa e gjumit mund të lidhet me shtimin në peshë