Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

Ak*sident trafiku në rrugën Komoran–Carralevë, hu*mb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë në vazhdim.