Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident.
Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.
Mariagrazia Bedin humbi jetën pasi makina u kthye përmbys në Fondi.
Makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur me sa duket nga pakujdesia e 22-vjeçarit.
Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin Bambino Gesù në Romë.
Drejtuesi i mjetit u vu në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti Golf i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.
Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij.
Makina u përmbys disa herë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor.
Të tjera
Policia parandalon kontrabandën me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë
Asnjë votë për Verica Qeraniqin nga Lista Serbe