Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor u godit nga një veturë.
Si pasojë këmbësori ka vdekur në vend ngjarje ka bërë të ditur policia.
Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 20:57 dhe rruga Prishtinë-Pejë ishte bllokuar përkohësisht.
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës