Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm Shpend Fazliu, deklaroi për Klankosova se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë, më mesin e tyre një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare është transferuar për trajtim në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në ora 16:55, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona si pasojë e lëndimeve nga aksidenti në trafik. 5 prej tyre janë duke vazhduar trajtimin në Spital, përderisa një fëmijë ( 2019) në gjendje më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaroi Fazliu.



Të tjera
NATO pas raportimeve për reduktim të trupave amerikane në Kosovë: S’janë duke u shqyrtuar ndryshime të rëndësishme
Veteranët e UÇK-së falënderojnë Edi Ramën për fjalimin në Bordin e Paqes
Ahmeti thekson prioritetet e politikës së jashtme në diskutim në New York