Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku u angazhuan 80 oficerë të sigurisë si dhe Njësia K9 e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi kryesor i këtij aksioni ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.
“Gjatë bastisjes nuk është hasur asnjë material i ndaluar apo substancë e jashtëligjshme, çka dëshmon një gjendje të kontrolluar dhe mbikëqyrje efektive brenda pavijoneve të kontrolluara. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që, përmes veprimeve parandaluese dhe kontrolleve të rregullta, të garantojë sigurinë dhe rendin brenda institucioneve korrektuese, duke mbrojtur integritetin e sistemit korrektues në vend”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Ardon Jashari do të qëndrojë gjatë jashtë fushe
Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku, përfundon në QKUK
95 për qind e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe