Punëtorët e kompanisë Ibër-Lepenc kanë hyrë në objektin e Kryqit të Kuq në Liqenin e Ujmanit me ndihmën e Policisë së Kosovës, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”.
Për këtë medium ka folur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Ne po ndihmojmë kompaninë Ibër-Lepenc. Ata kanë hyrë në ato lokale dhe ne kemi hyrë me ta”, tha Elshani.
Nga ana tjetër ai ka deklaruar se disa persona që ndodheshin në këtë objekt janë larguar.g.e.



Të tjera
Dy yjet kosovarë të Counter-Strike2 sot përballë njëri-tjetrit për një vend në finale të ESL Pro League
Vendet ku nuk duhet t’i fshihni kurrë paratë tuaja
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të Huajt dhe Automjete