Fadil Fazliu është arrestuar nga hetuesit e EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fahri Fazliu, nëpërmjet një postimi në Facebook. Fadil Fazliu është vëllai i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.
“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu”.
“Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar ndër të tjera ai.



Të tjera
Përfitimet shëndetësore që marrim nga hudhra
Shenjat se keni shumë toksina në trup
Truri ka marrëdhënie me ushqimet e kripura