Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Inspektimit dhe inspektorëve sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar me mbylljen e përkohshme të disa lokaleve gastronomike, ordinancave dentare, ambulancave gjinekologjike dhe poliklinikave të paregjistruara në Mitrovicën Veriore, transmeton KosovaPost.
Njoftimi është bërë nga komuna e Mitrovicës Veriore.

“Deri më tani janë kryer dhjetëra kontrolle gjatë dhe pas orarit zyrtar, si edhe në orët e vona të natës. Subjektet punonin pa leje, në ambiente të papërshtatshme, ndërsa në disa ordinanca mjekët banonin në të njëjtat hapësira”, thuhet në njoftim.

Tutje ëhstë bërë e ditur se produktet jo të rregullta janë konfiskuar, derisa thuhet se u hartuan procesverbale, u vendosën masa ndëshkuese dhe u urdhëruan masa të detyrueshme për legalizim urgjent e adaptim sanitar.

“U bëjmë apel qytetarëve të përdorin vetëm objekte të regjistruara nën mbikëqyrjen institucionale për sigurinë dhe shëndetin e tyre. Falënderojmë qytetarët për besimin dhe informacionet me kohë që mundësuan ndërhyrjen efikase”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga komuna e Mitrovicës Veriore.



Të tjera
VV-ja merr 85.21% të votave të diasporës të numëruara deri tash, PDK-ja 6.09% dhe LDK-ja 5.69%
Pl@gosje me armë zj@rri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici
A po doni të më shkarkoni?