Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

Aksion në Vushtrri, arrestohen katër persona për disa vepra penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

‘Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“, thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar