Aksioni policor në Kaçanik, arrestohen 7 persona për vrasjen e policit Muhamed Lika – policia jep detaje

Çerkini: Të arrestuarit kanë të kaluar kriminale, por nuk kemi prova që kanë lidhje me ISIS-in

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshohet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

Hoxha dhe Çerkini nuk treguan emrat e të arrestuarve, por thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale.

Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

“Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha ai.

“Nga ajo që kemi deri më tani, nuk kemi ndonjë provë që grupi lidhet me ISIS-in apo ndonjë organizatë ekstremiste”, ka deklaruar kryeprokurori Çerkini.

Hoxha tha se disa nga të dyshuarit ishin arrestuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të policisë në ndriçimin e këtyre rasteve. Domethënë këta janë persona të dyshuar që kanë qenë të arrestuar më herët në rastin e pamfletëve dhe djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi Hoxha gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media.

Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim të ri që lidhet me hetimet në vazhdim për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ka tronditur vendin dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një zyrtari policor.

Njëri nga 7 të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Muhamet Lika, është djali i një zyrtari policor.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është i biri i një polici tonë, në shtëpinë e të cilit ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie, është sekuestruar arma zyrtare. Është armë zyrtare e Policisë së Kosovës, të një polici që punon në Policinë e kufirit, prandaj mbetet me u qartësu mos rastësisht është përdorur në këtë rast apo raste tjera” – ka thënë Hoxha.

Sipas tij, është bastisur shtëpia e këtij të dyshuari dhe është sekuestruar arma zyrtare e babait të tij, me qëllim të verifikimit të mundshëm të përdorimit të saj në këtë rast apo në ndonjë rast tjetër.

“Me qëllim të identifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Prandaj mbetet për tu verifikuar mos rastësisht është përdor në këtë rast apo në raste të tjera”, ka thënë Hoxha.

​Prokuroria: Motivi i vrasjes së rreshterit Lika dyshohet se lidhet me punën e tij si polic

Policia dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një aksioni të madh policor për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, kanë dhënë detaje në konferencë për media, raporton KosovaPress.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se vrasja e rreshterit Muhamed Lika nga hetimet e para dyshohet se ndërlidhen me punën e tij si zyrtar policor.

Çerkini: Motivi kryesor lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës

“Sot kemi arritur që t’i arrestojmë 7 persona që dyshohet se kanë marr pjesë në vrasjen ë rreshterit Muhamed Lika. Personat janë duke u intervistrua, ata do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedurat e mëtutjeshme. Ne ia kemi pasur borxh policisë dhe rreshterit Lika që te kemi këtë rezultat që e kemi tani. Hetimet do të vazhdojnë edhe për personat e tjerë…. Motivi kryesor dyshohet se lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi se të gjithë personat e arrestuar janë në proces të intervistimit nga hetuesit tonë policor me autorizim të prokurorit

Hoxha: Janë arrestuar 7 persona të dyshimtë

“Sot kemi konkretizuar një operacion policor i cili është zhvilluar në Kaçanik me qëllim të bastisjes, respektivisht zbatimin e urdhëresës së gjykatës së Ferizajt. Operacioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë Themelore, ku gjatë këtij operacioni janë bastisur 9 lokacione, shumica e tyre në Kaçanik dhe një në një fshat të Klinës. Gjatë operacionit policor janë arrestuar 7 persona të dyshimtë të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe po ashtu në ekzekutimin e rreshterit tonë. Të gjithë personat e arrestuar janë në proces të intervistimit nga hetuesit tonë policor me autorizim të prokurorit. Operacioni ka shkua shume mirë, nuk pas ndonjë incident”, theksoi ai.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionin policor të zhvilluar në orët e hershme të së hënës në Kaçanik. Ky aksion lidhet me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, raporton KosovaPress.

Sveçla ka shkruar në Facebook se drejtësia për rreshterin Lika që u vra më 1 prill, është domosdoshmëri.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, ka shkruar Sveçla në Facebook, duke lënë të kuptohet se aksioni i sotëm në Kaçanik është një hap drejt zbardhjes së këtij rasti të rëndë më 1 prill.

Mëngjesin e së hënës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës zhvilloi një operacion policor në Kaçanik që ka të bëjë me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika, raporton KosovaPress.

Më 1 prill, Muhamed Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, në Kaçanik rreth orës 23:00. Ai u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika, gjatë një aksioni të gjerë policor mëngjesin e së hënës.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se në aksionin e sotëm policor lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika është arrestuar edhe një ish-pjesëtarë i FSK-së.

“Deri më tani s’ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar i cili ka qenë ish-pjesëtar i FSK-së. Është një armë me leje që është konfiskuar. Duhet parë se në çfarë cilësie i ka mbet ajo armë pasi janë bastisur shumë prona”, tha Hoxha.

Në total në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 170 zyrtarë policorë.

Disa nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika ishin arrestuar edhe për djegien e gjykatës në Kaçanik

Njësitet Speciale të Policisë sot arritën t’i arrestojnë shtatë persona, që janë të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Rreth këtij aksioni detaje kanë dhënë kryeprokurori i Ferizajt Burim Çerkini si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha.

Hoxha tha se disa nga të dyshuarit ishin arrestuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të policisë në ndriçimin e këtyre rasteve. Domethënë këta janë persona të dyshuar që kanë qenë të arrestuar më herët në rastin e pamfletëve dhe djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi Hoxha gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media.

Këta janë personat e arrestuar të dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.

Mësohet se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.

Sic merret vesh të arrestuar janë: Rejhan Bela i lindur më 2007, Haki Bela i lindur më 1999 dhe Rilind Murati i lindur më 2003.

Gazeta ka raportuar më herët se njëri nga të arrestuarit është edhe Fatmir B.

Siç merr vesh media deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç mësohet është dhe një ish-ushtar i FSK-së.

Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë.

Bastisjet edhe më tutje po vazhdojnë.

Kryeprokurori për vrasjen e Muhamed Likës: Motivi kryesor lidhet me punën e tij si polic

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në një konferencë për media, ka thënë se shtatë të dyshuarit për vrasjen e Muhamed Likës do të dërgohen në mbajtje.

Çerkini ka thënë se deri tani “është pak herët të flasim për motivin”.

“Sipas asaj që kemi gjatë këtyre ditëve, motivi kryesor lidhet me punën e tij si polic, si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha ai.

Hoxha shtoi se “dyshimet janë se vrasja e rreshterit ka ndodhur për shkak të detyrës së tyre zyrtare”, derisa shtoi se motivi do të qartësohet pas intervistimit të të dyshuarve dhe pas ekzaminimit të dëshmive të sekuestruara.

“Deri më tani nuk ka persona të policisë që janë arrestuar. Është një person që është ish pjesëtar i FSK’së, por jo pjesëtar aktiv”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Sipas Hoxhës, operacioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë dhe ka përfshirë bastisjen e nëntë lokacioneve, shumica në qytetin e Kaçanikut dhe një tjetër në një fshat të komunës së Klinës.

“Gjatë këtij operacioni janë bastisur 9 lokacione. Shumica në Kaçanik dhe një në një fshat të Klinës. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika”, deklaroi Hoxha para mediave.

Ai theksoi se operacioni është kryer pa asnjë incident dhe pa persona të lënduar, as nga të arrestuarit dhe as nga forcat policore që morën pjesë në aksion.

“Gjatë operacionit nuk ka pasur ndonjë incident dhe asnjë të lënduar as nga të arrestuarit, as nga forcat policore,” theksoi ai.

Hoxha bëri të ditur edhe materialet e sekuestruara gjatë këtij operacioni të gjerë, të cilat tashmë janë në duart e hetuesve dhe do të shërbejnë për zbardhjen e rastit.

“Janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, disa laptopë, një armë zyrtare me 30 fishekë, maska, fishekë të tjerë, dylbi si dhe dokumente të ndryshme që do t’i shërbejnë hetimit,” u shpreh Hoxha.

Në këtë operacion, përveç Policisë së Ferizajt, asistencë ka dhënë edhe Njësia Speciale Operative, ndërsa në total kanë marrë pjesë rreth 170 zyrtarë policorë.

Operacioni vjen si përgjigje ndaj vrasjes së rëndë të rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur mobilizimin maksimal të institucioneve të sigurisë.

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Pas një aksioni të gjerë të zhvilluar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, më shumë se pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Burime bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe realizuar atentatin ndaj zyrtarit policor.

Informacionet e para tregojnë se vetë rreshteri Lika kishte qenë duke i hetuar aktivitetet e këtij grupi, çka dyshohet se mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.

Operacioni, i shtrirë në të gjitha pikat kyçe të qytetit të Kaçanikut, u realizua nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Rasti i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, prokuroria thërret konferencë për detaje

Mëngjesin e sotëm një aksion i madh policor u zhvillua në Kaçanik, që lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.

Në këtë aksion media mëson se janë arrestuar deri në tetë persona.

Për të dhënë detaje Prokuroria Themelore ka thirrur konferencë me fillim nga ora 11:30.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.