Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së transportit publik në Prishtinë, duke e cilësuar situatën si një rast të paprecedent në historinë e qyteteve shqiptare.
Sipas Bytyçit, paralizimi i qarkullimit urban përbën një ngjarje serioze që kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale.
Ai, në një prononcim për “Bota sot” ka bërë thirrje që Prokuroria Speciale e Kosovës të nisë urgjentisht hetimet, përfshirë – siç thekson ai – edhe veprimet e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Prof. Dr. Enver Bytyçi
“Transporti publik në Prishtinë sot është paralizuar. Ky është një rast unik në historinë e qyteteve shqiptare dhe më gjerë. Prokuroria Speciale e Kosovës duhet me urgjencë të veprojë dhe të marrë nën hetim personat përgjegjës, përfshirë dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama”, ka deklaruar profesori.
Ai paralajmëron se situata e krijuar paraqet rrezik për paqen sociale dhe stabilitetin e Republikës, duke kërkuar që “fajtorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt”.
“Duhet audituar nën kujdesin e kësaj prokurorie për shkaqet e vërteta të këtij “akti terrorist”. që synon të destabilizojë Kosvën dhe të nxitë konflikt soicial në këtë vend. Fajtorët duhet të shkojnë para drejtësisë një orë e më parë, sepse situata rrezikon paqen sociale dhe stabilitetin e Republikës!”, ka përfunduar profesori.
Në Prishtinë, transporti publik ka mbetur i bllokuar gjatë ditës së sotme, pasi punëtorët po protestojnë për për mungesë pagash dhe ndërprerje të shërbimeve.
Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët.



Të tjera
Soda e bikarbonit dhe limoni, kombinim mrekullibërës
Vjosa Osmani nuk i ka votat për një mandat të dytë
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllovakisë