Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihajli, duke komentuar paraqitjen televizive te Albinin Kurtiti, ajo këtë të funditi e cilëson si figurë të rrallë politike dhe intelektuale, me ndikim të madh në zhvillimin e Kosovës.
Koordinatorja e Komiteteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shprehur vlerësime të larta për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura shqiptare në politikë dhe në botën intelektuale.
Mihali ka deklaruar se Kurti nuk është vetëm një drejtues i angazhuar për Kosovën, por edhe “aktivisti, politikani dhe intelektuali par excellence shqiptar”. Ajo theksoi se ai dallohet jo vetëm për “intelektin e rrallë”, por edhe për “mirësinë e pamatë dhe guximin e çmuar”.
Sipas saj, personaliteti i Kurtit ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e pakthyeshëm të Kosovës, duke e pozicionuar atë si një zë autentik, të dallueshëm dhe të dobishëm në skenën ndërkombëtare.
Mihali shtoi se Kurti është një nga figurat shqiptare që i flet botës “me një gjuhë autentike”, duke e forcuar rolin e tij si lider me ndikim të madh në rajon.
Këto lavdata erdhën pas intervistës së gjatë të Kurtit në Kanal 10 me Kushtrim Sadikun.
Postimi i plotë :
Albin Kurti nuk është vetëm Kryeministri më i vyeshëm për Kosovën por dhe aktivisti, politikani, intelektuali par excellence shqiptar.
Ai nuk ka vetëm intelekt të rrallë por mbi të gjitha njeri me mirësi të pamatë dhe guxim të çmuar.
Personaliteti me të cilin Kosova zhvillohet pakthyeshëm dhe i flet botës me një gjuhë autentike, të dallueshme dhe të dobishme.



Të tjera
Kuvendi i Shqipërisë miraton “paqen fiskale”, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
Mos e hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja