Nesër festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit. Në kuadër të ditëlindjes së tij, Komisioni Qeveritar për Persona e Zhdukur do të zhvillojë aktivitet përkujtimore, kulturore dhe akademike si shprehje e ndërgjegjes shoqërore, e nderimit të pashuar dhe apelit të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së tij.
Në ora 11:30 organizohet visit te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.
Gjysmë ore më vonë, mbahet tribunë mbi veprën e Hotit. Nga ora 13:00 mbahet ceremonia e ditëlindjes së tij, derisa nga ora 19:00 hapet ekspozita me fotografitë e Ukshin Hotit.
Aktivitetet përmbyllen në ora 20:00 me ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti”.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland