Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht aktorja e njohur, Adriana Matoshi, ka dorëzuar deklarimin e saj të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2025, pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke ofruar një pasqyrë të plotë të të ardhurave dhe pasurisë së saj personale gjatë vitit 2024.
Sipas dokumentit të publikuar, Matoshi ka deklaruar një veturë të tipit Fiat në vlerë prej 13 mijë euro, e cila është dhuratë nga ish-bashkëshorti i saj dhe që figuron në pronësi të prindërve.
Po ashtu, ajo ka në pronësi të prindërve edhe një shtëpi prej 66 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 1990 me kursimet e babait të saj. Vlera e tregut e kësaj shtëpie është vlerësuar në 400 mijë euro.
– 21,336.12 euro nga paga si deputete në Kuvendin e Kosovës;
– 6,963 euro nga puna si prezantuese dhe aktore në Festivalin “Fest 62” në RTSH në Tiranë, gjatë periudhës 30 janar – 2 shkurt 2024;
– 240 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera nga Ministria e Financave.
Matoshi nuk ka deklaruar ndonjë pronë të regjistruar në emër të saj, aksione në ndonjë kompani, kriptovaluta, donacione politike apo letra me vlerë.
Të tjera
Nominimi në bazë të shortit i Nenad Rashiqit është i ligjshëm, Lista serbe nuk ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit
Sorensen flet për vizitën në Beograd, thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Bllokohen autostradat në Tel Aviv – po rritet zemërimi i izraelitëve kundër Netanyahut